Lajme

Kosova me qeveri sfiduese dhe me opozitë mashtruese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:00 / 4 September 2022

NGA: REXHEP TORTE

Kosova në atë moment që do t’i paditë për tradhti, keqqeverisje, shpërdorim detyre e pasurim të jashtëligjshem Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Vlora Çitakun, Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Skënder Hysenin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe shumë të tjerë si këta, vetëm atëherë Kosova do të çlirohet nga tradhtia, krimi ekonomik, politik dhe do ta nis përpjetëzën që e kërkon populli dhe që e kërkojnë ndërkombëtarët.

Opozita në Kosovë është më afër Serbisë e Rusisë se sa afër nderit, lavdisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës të larë me gjakun e pastër kombëtar të shqiptarëve.

Opozita e sotme në Kosovë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit dhe ndaj Kosovës sillet sipas popullores “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, vetëm për të shpëtuar nga tradhtia, vëllavrasja për pushtet, keqqeverisja, korrupsioni, hajnia dhe pasurimi i jashtëligjshëm në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e opozitës së sotme në Kosovë PDK, LDK dhe AAK, i ngjajnë thënies filozofike popullore “Stambolli digjet e kurva krehet”.

Opozita e sotme në Kosovë nëpërmjet protestave të veteranëve të rrejshëm të luftës dhe nëpërmjet grevës së mësimdhënësve dhe punonjësve publikë, është bërë pre e shpresës mjerane se do ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për ta shpëtuar veten nga dëmet që ia shkaktuan Kosovës.

Opozita e sotme në Kosovë as për së afërmi nuk është pozicionuar në rolin që duhet ta luajë si opozitë.

Synimi i opozitës së sotme në Kosovë është vetëm rrëzimi i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së tij, po e ritheksoj se, edhe pse Qeveria e Albin Kurtit është Qeveria më dinjitoze e më pastër që ka pasur Kosova në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë të përkushtuara me angazhim, respekt dhe dashuri të sinqertë për prosperitetin e Kosovës brenda dhe në rrafshin ndërkombëtar.