Lajme

Kosova në BE, flet Kurti: Mendoj se për 9 vjet mesatarisht anëtarësohemi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:59 / 19 February 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë ku u mbajt Konferenca e Sigurisë, në një intervistë për “Table Briefings” ka folur edhe rreth anëtarësimit të vendit në BE, raporton GazetaDemos.

Kurti tha se Kosova është në hapat e duhur drejt drejt BE-së, teksa u shpreh i bindur se do t’i duhet mesatarisht nëntë vjet për përfundimin e këtij rrugëtimi.

Ai po ashtu theksoi ndryshimet e shtetit në 36 nga 38 fushat e BE-së për progres të shteteve të interesuara për anëtarsim.

“Mendoj se mesatarja është nëntë vjet, kështu që duhet t’i përmbahemi mesatares. Ne duam të anëtarësohemi në BE jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar. Dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Në raportin e vendeve të BE-së për progresin e Kosovës thuhet se Kosova ka bërë progres në 36 nga 38 fusha. Ne duam që kjo të njihet më shumë dhe duam një proces të bazuar në performancë. Asnjë derë e pasme dhe asnjë proces i shpejtë”, ka deklaruar Kurti.