Edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërsa debatet për kandidatët dhe rëndësinë e figurave historike e politike po bëhen gjithnjë e më të nxehta.
Deri tani, në skenë është përmendur një anëtar i familjes Jashari, si dhe presidentja aktuale Vjosa Osmani, ndërsa ende nuk ka asnjë emër tjetër zyrtar për këtë post të rëndësishëm.
Lidhur me këtë çështje, opinionisti Dedë Preqi, një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se familja heroike e Shaban Jasharit dhe shumë familje të tjera në Kosovë nuk mund të “shpërblehen” me poste publike; meritat e tyre janë të paçmuara dhe të përjetshme.

Dedë Preqi
Ai ka theksuar se procesi i shtetndërtimit dhe ushtrimit të pushtetit po bëhet gjithnjë më i ndërlikuar, dhe përpjekjet tona shpesh shfrytëzohen në mënyrë të kundërt, nëse nuk pranojmë përgjegjësinë që na takon.
“Familja heroike e Shaban Jasharit, dhe shumë familje tjera në Kosovë, nuk mund të dëm-shpërblehen me nga një post publik dhe pushtetar dhe të mendohet se gjithçka përfundon në këtë mënyrë, duke ua kthyer meritat e tyre në këtë formë, kjo do të ishte e pa vlerë dhe e pa dinjitetshme për sëcilin, sepse vepra e tyre është e pa tjetërsueshme dhe e përjetshme, që nuk ka dëmshpërblim që do ta shpërblejë.
Me përshtypjen se disa gjëra që na dalin përballë shtet-ndërtimit dhe vetë-qeverisjes ndodhin vetëm te ne, dhe se gjatë procesit të tyre ushtrimi i pushtetit po bëhët gjithnjë e më i ndërlikuar, që ndoshta përshkak se përpjekjet dhe energjitë tona shfrytëzohen në favor të kundërt, nëse nuk pranohet tipari i përgjegjësisë që na takon”, ka thënë ai.
Tutje, Preqi ka nënvizuar se Kosova, pas daljes nga kriza institucionale dhe formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, po përballet me sfidën e zgjedhjes së presidentit.
“Në rastin konkret Kosova, po sa del nga kriza institucionale, duke e bërë Kuvendin dhe qeverinë e re mbas zgjedhjeve të dyta të jashtëzakonshme, tani del në pah edhe zgjedhja e presidentit-es, që në këto momente do të nxiste debate të nxehta në opinionin tonë, në veçanti dhe mes partive politike.
Duket se nga debatet dhe mediumet e ndryshme, ka një sinjalizim që na ndërgjegjëson apo na përgjegjëson, duke marrë parasysh edhe mendimet e njerëzve në pushtet, që japin opsionet e tyre për zgjedhjen e presidentit-es, jo vetëm për të shprehur ambiciet dhe dëshirat e tyre, që janë edhe normale, por duke respektuar edhe vullnetin qytetar.
Mirëpo, problemet që shpalosen për zgjedhjen e presidentit-es, edhe kjo është normale si në çdo vend tjetër demokratik, por nëse përgjegjësa shmanget dhe i kundërvihet vullnetit politik, problemet nuk mund të tejkalohen, por thjeshtë i japim zë elementit të mospajtimit dhe një kontradikte ligësie”, ka shtuar ai.
Gjithashtu, Preqi ka potencuar se deri tani asnjë parti nuk ka përcaktuar kandidatët e vet, dhe se një marrëveshje konsensuale mes partive mund të vendosë një emër që reflekton unitet dhe respekt për historinë kombëtare.
“Edhe Agim Bahtiri, deputet i LVV, ka nxitur reagime rreth zgjedhjes së presidentit, i cili thotë se, presidenti mund të vjen edhe nga familja Jashari, në komentet e të cilit në Facebook shprehet; «gjaku i derdhur bëhët thëmel dhe sakrifica bëhët udhëheqje» , duke u përpjekur ta shpjegojë këtë çështje shumë delikate, por edhe shumë të qartë për kohën tonë në të cilën po jetojmë.
Ndonse deri më tani asnjë parti politike nga pozita dhe opozita nuk e ka përcaktuar kandidatin e vet për president të vendit, kjo nënkupton se brenda kësaj kornizë mund të ndodh që një kandidat i mundshëm mund të vjen nga një marrëveshje konsensuale e propozuar nga gjitha partitë, që bëhët fjalë për një figurë unifikuese, siq do të ishte nga familja Jashari”, ka theksuar ai.
Në fund, Preqi tha se çdo kandidat nga familja Jashari do të ishte i pranuar nga shqiptarët, por theksoi se emri i familjes është shenjtë dhe nuk duhet keqpërdorur, pasi barra është e madhe.
Ai ka ngritur pyetjen për fatin e Vjosa Osmanit, duke vlerësuar mandatet e saj aktive dhe rolin unifikues, si dhe simpati të madhe që ka në SHBA.
“Por lind pyetja, kushdo që vjen në pozitën e presidentit-es, në këtë rast edhe nga familja Jashari, që është duke u përfolur këto ditë me të madhe, dorën në zemër, nuk ka shqiptar që do ta kundërshtonte një propozim të tillë, por kjo gjë ka edhe diçka të veçantë në vetëvete dhe se, familja Jashari, është një familje heroike dhe shenjtë, që nuk mund të keqpërdoret dhe shantazhohet emri i saj, dhe termi i përgjedhur në këtë rast për këtë familje është një barrë shumë e rëndë.
Ndërsa vjen pytja se, çfarë do të ndodh me z.Vjosa Osmani, nëse ajo nuk e merr edhe një mandat dhe a do të propozohet emri i saj si kandidate, apo si kundërkandidate?
Mund të thuht se këtu bëhët fjalë për një presidente shumë aktive dhe unifikuese gjatë mandatit pesë vjeçar, duke e vlerësuar edhe populli rrolin dhe punën e saj aktive në veçanti në politikën e jashtme. Poashtu zonja presidente Vjosa Osmani, tani për tani e ka një prani dhe simpati shumë të madhe nga SHBA-të, dhe ndaj presidentit Donald Tramp”, ka përfunduar Preqi.