Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë që Kosova për momentin nuk ka aleatë të besueshëm ndërkombëtarë.
Sipas Kajtazi, raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të lënduara.
“Ne jemi shtet nën sanksione dhe kushdo që mundohet me e zbutë këtë fakt me e qujtë masa, me e qujtë qysh do qoftë ne jemi nën sanksione”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Varet qysh po dojmë me i pa na. Nëse dojmë me e pa heqjen e një billbordi si suksese ne mund ta shohim si sukses. Po e marr sikur diçka sot që ka ndodhë, dhe ne mund të themi që është sukses sepse është hequr një billbord propagandistik”.
“Ajo qysh e shoh unë raportin tonë me Bashkësinë ndërkombëtare, nuk është raport i mirë, nuk është raport mirëbesimi. Mendoj që Kosova nuk ka partner të besueshëm momentalisht ndërkombëtarisht.
“Mendoj që Kosova i ka raportet e lënduara me Shtetet e Bashkume të Amerikës. Nuk duhet me e harru faktin që ne jemi përjashtu prej një ushtrimit të NATOs-.