Nga Rexhep Torte
Opozita e sotme PDK, LDK dhe AAK, domosdoshmërisht nevojitet ose të reformohet rrënjësisht duke u distancuar nga e kaluara, ose populli t’a eliminojë me votim plebishitar të Vetëvendosjes.
Kryeministri Albin Kurti, do të duhej të fliste për dëmet që ia shkaktoi Kosovës LDK-ja me Isa Mustafën e korruptuar, që ia solli Kosovës edhe kopilin të derra me nënshkrimin për themelimin e Asociacionit të komunava me shumicë serbe në Kosovë, që sot Qeverisë aktuale i ka mbetur si prush i zjarrtë në dorë.
Kryeministri Albin Kurti, do të duhej të fliste për keqqeverisjen e AAK-së dhe të Ramush Haradinajt, që u bë milioner i pasluftës në mënyrë të jashtëligjshme dhe me korrupsion, dhe që ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Çakorrit, duke mos e ngritur asnjëheë zërin që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet makabëre që i kryen në Kosovë.