Lajme

Kosovarët, të denjë në teknologji, Kurti po i promovon edhe në SHBA (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:02 / 15 May 2022

Kompanitë e teknologjisë të cilat i ftoi kryeministri Albin Kurti për investim në Kosovë, këtu do të gjenin treg të volitshëm e potencial të punëtorëve.

Kështu po vlerëson profesori i kompjuterikes, Blerim Rexha, i cili tregon se tashmë shumë studentë punojnë për shumë kompani të huaja.

Kurti gjatë qëndrimit në Amerikë vizitoi disa prej kompanive si Uber, VMËare, AirBNB e LinkedIn.

“Vizita në shtetin e Kalifornisë ka pasur për fokus vendosjen e Kosovës në hartën botërore të investimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit”, deklaroi ai në një video në Facebook, njofton Klan Kosova.

Sipas Benjamin Kolenoviq nga kompania Growzillas, këto kompani janë liderë në gjithë botën, ndërsa ofrojnë edhe shërbime interesante.

Megjithatë, LinkedIn ende ka kufizime gjuhësore ndaj Kosovës, ani pse janë 89 mijë përdorues.

Sipas Kolenoviq, targetimi i diasporës nuk mund të arrihet për shkak të limiteve në gjuhën shqipe.

Qeveria nuk ktheu përgjigje nëse është kërkuar që ato të hiqen.

Ekzekutivit po i bëhet thirrje që të investojë më shumë në shkollimin e të rinjve në teknologji, pasi kjo garanton punësim e të ardhura të mira.