NGA: REXHEP TORTE
Kombi shqiptar iliro-Dardan përkundër vështirësive,tradhtive, sfidave e hileve të armiqve të brendshëm e të jashtëm të përjetuara gjatë shekujve,sot megjithatë qëndron krenar,ballëlartë dhe i palëkundur.
Kombit shqiptar kjo forcë hyjnore i ka ardhur dhe po i vjen nga themelet e trimërisë, guximit,fisnikërisë,bujarisë,besnikërisë dhe besës shqiptare,që janë veti të larta morali,nderi e karakteri,cilësi,tipare dhe veçori të cilat nuk i gjen te asnjë komb tjetër në botë.
Ne shqiptarët kjo forcë magjepëse duhet të na inkurajojë,enthuziazmojë fuqizojë dhe lumturojë në rrugën tonë të drejtë,dinjitoze,kuptimplotë dhe krenare për t’i mposhtur karieristët,kapadahijtë,bajraktarët,servilët dhe narcistët në mesin tonë,të cilët për poste,famë e pasuri të pamerituar individuale,edhe sot e kësaj dite reklamohen,propagandojnë dhe mashtrojnë gjoja se e duan atdheun e kombin shqiptar,në njërën anë,por nga veprimet e tyre praktike në anën tjetër,rezulton se janë hileqarë e të rrezikshëm,sepse ky soj tradhtarësh manipulues mundohen vetëm për interesat e tyre personale, familjare dhe grupore të kapluar nga xhelozia dhe egoja e tyre e sëmurë për të qenë të parët në shoqëri e në shtet fare pa meritë.
Historia e hidhur e kombit shqiptar ndër shekuj na dëshmon se atdheu dhe kombi duhen,mbrohen dhe forcohen vetëm duke qenë të gatshëm në çdo moment ta sakrifikojmë,pasurinë dhe jetën tonë për të qenë shembull që edhe tërë vëllezërit shqiptarë të veprojnë e sakrifikojnë si atdhetarë të vërtetë.
Personalitetet tona atdhetare kombëtare shqiptare gjatë historisë tonë, trima e atdhetarë që ne sot i respektojmë,i nderojnë dhe i adhurojnë,janë pishtarë të kombit shqiptar,janë burim i pashtershëm inspirimi dhe shembëlltyrë e sakrificës e kushtrimit, sepse këta adhetarë gjithmonë interesin e atdheut dhe të kombit e vendosnin para interesit personal e vetjak.
Kjo dëshmon se vetëm nëse ndjekim shembullin e sakrificës, vetëflijimit dhe veprimtarisë të këtyre personaliteteve tona atdhetare kombëtare shqiptare ne shqiptarët mund të përparojmë e lulëzojmë çdo ditë drejt një të ardhme të begatë e të lumtur.
Kombi shqiptar i ngjan një zabeli që saherë arniqtë zaptues ia vunë flakën dhe e bënë shkrumb e hi hi,ky zabel sërish është ringjallur me filiza të ri më të vrullshëm duke hedhur shtat dhe duke u rritur zabel edhe më i bujshëm!
Kombi shqiptar i ngjan edhe një ngastre të mbjellur grurë të rritur dendur përplot me kallinj e beriqet,por për fat të keq në këtë ngastër vende vende ka mbirë edhe egjëri,dhe ky egjër duhet pastruar që buka shqiptare e grurit të jetë e shijshme dhe të mos jetë e hidhur.
Kombi shqiptar sa më shumë që e ka pastruar grurin nga egjri,aqë më atdhedashës e trima i ka rritur gjeneratat brez pas brezi të ushqyer me bukën e bekuar e fisnike shqiptare ku egjri e tradhtia s’mund të depërtonin fare.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 26 qershor 2025 pas gati një muaji zvarritje siçvepron në vazhdimësi me kërkesat që i drejtohen asaj për tu interpretuar,më në fund e dha përgjigjen që e kërkoi AAK-ja lidhur me ngërçin për konstiuimin e Parlamentit të Kosovës.Në këtë situatë të tendosur të japish një përgjegje “as mish e as peshk”,përgjigje pa saktësi e precizitet, dualiste dhe konfuze është absurditet!
Kjo përgjigje e Gjykatës Kushteuese të Kosovës dëshmoi sërish faktin se edhe kjo Gjykatë është përplot sekserë të PDK,LDK,AAK dhe NISMA,sepse edhe përgjigja është dhënë asisoji për t’a kënaqur opozitën dhe jo për ta pozicionuar interesin e shtetit dhe të popullit të Kosovës!
E bëra këtë parantezë për të treguar dëshmuar sa e dëmshme për Kosovën është opozita e sotme shqiptare PDK,LDK,AAK dhe NISMA, parti të pareformuara, përplot me mëkate,inate,tradhti, vëllavrasje për pushtet të kundërshtarëve politikë,vrasje të gazetarëve për fjalën e vërtetë, opozitë gjer në fyt me hajni e korrupsion multimilionësh dhe humbëse e zgjedhjeve,por që kjo opozitë është këmbë e krye me egon e sëmurë e që me forcë synon të hyjë në qeveri,ndërsa pashmngshëm vendin e ka ë burg e në qeli!
Kjo opozitë nuk ka as turp e as mëshirë ,por në veten e saj fsheh vetëm një dëshirë, dhe kjo dëshirë është ta shpëtojë pasurinë maramendëse të vjedhur nga Kosova gjatë luftës e pasluftës dhe ta shpëtojë veten nga ligji për tradhtitë e shumta që ia ka bërë Kosovës martire dhe popullit martir shqiptar të Kosovës!
Këtu e ka zanafillën opozita e Kosovës PDK,LDK,AAK dhe NISMA që po pëlcasin si kripa në prush për ta penguar konstituimin e Parlamentit të Kosovës tashmë edhe për të 37 herë radhazi dhe për ta penguar themelimin e Qeverisë Albin Kurti 3.
E keqja e Kosovës janë tradhtarët dhe hajnat Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe këlyshët e tyre Memli Krasniqi Vlora Çitaku,Enver Hoxhaj,Bedri Hamza…nga PDK-ja.Janë tradhtarët dhe hajnat Isa Mustafa,dhe këlyshët e tyre Lumir Abdixhiku, Edita Tahilli, Lutfi Haziri…nga LDK-ja.Janë tradhtarët e hajnat Ramush Haradinaj…nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj…nga NISMA.
Në këto rrethana të rrezikshme dhe të mjegulluara gjeostrategjike, ku Serbia gjenocidale i rrin Kosovës si gjarpëri mbi kokë,shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar domosdo duhet të lidhin besa-besë, të krijojnë një besëlidhje të fuqishme siç thotë populli “Besa e burrit si pesha w Gurit”, apo “Besa e shqiptarit si shufra e ari”,apo “Shtëpinë e mban muri, besën e mban burri”.
Kjo besa-besë në Kosovë mund të arrihet vetëm nëse populli dhe rinia e Kosovës ndaj çdo qëndrimi negativ të opozitës së Kosovës që është në dëm të Kosovës, të organizojnë protesta para [i]selive të këtyre partive opozitare duke mos i lënë të hyjnë në zyrat e tyre!
Populli dhe finia e Kosovës të organizojnë protesta para Prokurorisë së Kosovës që më në fund t’i nis hetimet kundër ish udhëheqësve të Kosovës për keqqeverisjen e tyre në 22 vitet e kaluara dhe për pasuritë e tyre multimilionëshe të fituara me hajni e korrupsion.
Protesta nga rinia dhe qytetarët e Kosovës të organizohen edhe para Qeverisë nëse Qeveria nuk këmbëngul që të zbatohet Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe nëse Qeveria nuk këmbëngul të zbatohet Vetingu nëpër institucionet përkatëse të Kosovës!