Lajme

Kraja: Nëse opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë, le ta bëjë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:24 / 13 September 2022

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në RTK Prime ka folur për shumë çështje që preokupojnë shoqërinë tonë, me theks të shtuar raportin e institucioneve shtetërore me fenë, për arsimin dhe grevën, për dialogun Kosovë-Serbi, për Ballkanin e Hapur, për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe një sërë çështjesh tjera me interes.

Lidhur me grevën në shkolla dhe jo vetëm, kryeakademiku Kraja vlerësoi se është me motiv politik.

“Mendoj që greva është politike, ekskluzivisht është politike”, theksoi akademik Kraja.

Më tej ai theksoi se liderët politikë është mirë të tregojnë se si po mendojnë të përfitojnë prej kësaj situate.

“Nëse opozita do që ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjnë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët”, deklaroi ai.

“Kosova në të kaluarën ka përdorur arsimin, por për çështje madhore, për liri”, theksoi mes tjerash kryeakademiku Kraja.

Kraja përmend takimet e kryetari i Këshillit Grevist me partitë opozitare, të cilat e mbështesin.