Ballina

Kraki: Argat të armikut..O endacakë që po lehni për Serbinë, Keni me dështu o qyrrana…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:33 / 13 December 2022

Profesori dhe ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj analistëve në studiot televizive në Prishtinë.

Ai ka thënë se ata po vajtojnë për interesat e Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, të njëjtët shpresojnë që “bandat e tyre politike të rikthehen afër buxhetit të shtetit e vila të reja ilegale të ndërtohen në Brezovicë”.

Por, sipas Krakit, përpjekjet e tyre për vazhdimin e kaosit në veri të Kosovës, do të dështojnë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Këta endacakë që lehin shqip e mendojnë serbisht, duhet të injorohen nga qytetarët siç injorohen qentë në grup tek rruga B.

Kanë muaj që vajtojnë e kukasin për interesat serbe në Kosovë, sepse pikërisht brenda atyre interesave këta të paftyrë janë faktorizu e pasuru në dhunim të çdo parimi ligjor e moral. Beratizimi i shoqërisë është disa shkallë më keq se klientelizimi klasik i saj. Kur beratizohesh në Kosovë nuk mjaftohesh me punu veç për interesin personal, punon edhe për interesin e armikut. Prandaj, çdo veprim i tyre është sot në vijë me interesat e Serbisë.

Kanë muaj që bëjnë thirrje për lëshime të reja ndaj Serbisë me shpresën që bandat e tyre politike të rikthehen afër buxhetit të shtetit e villa të reja ilegale të ndërtohen në Brezovicë. Misioni i tyre është vazhdimi i kaosit në veri dhe propagandimi se ajo pjesë nuk është e Kosovës.

Keni me dështu o qyrrana.