Lajme

Kraki: BE-ja është e njëanshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:52 / 11 November 2024

Analisti Nezir Kraki ka thënë që Bashkimi Evropian është i njëanshëm.

“Absolutisht BE-ja është e njëanshme sepse dialogu me Serbinë ekziston për shkak të situatës në veri, një veriu tërësisht të sërbizuar. Gjendja në veri e ka diktuar nevojën për dialog, jo gjendja në Graçanicë apo në Shtërpcë,” ka thënë Kraki.

Sipas tij, dialogu me Serbinë, i cili filloi më shumë se 10 vjet më parë, kishte si qëllim qartësimin e situatës së serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës.

Ai theksoi se veriu i Kosovës, i ndarë dhe me prani kriminale, ka krijuar nevojën për një asociacion politik për serbët, pasi në atë kohë është “krijuar përshtypja se serbët e Kosovës nuk mund të integroheshin më administrativisht, kushtetueshmërisht dhe ligjërisht në Kosovë”.