Lajme

Kraki: Kosova s’mund të ndërmarr veprime pa u qartësuar pozicioni i Serbisë dhe i BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:19 / 17 September 2024

Njohësi i cështjeve politike, Nezir Kraki ka thënë se Kosova nuk mund të marrë veprime për zbatim të marrëveshjes me Serbinë duke u bazuar vetëm në premtime.

Ai tha se Kosova s’e ka obligim t’u përgjigjet kërkesave të Serbisë.

“S’mundet Kosova me ndërmarrë veprime që e riorganizojnë kushtetushmërinë e saj me shpresën e premtimin e Lajckaut. Askush nuk është zotu, Brukseli është zotu cdo muaj. Para disa muaje Serbia e ka hedh posht gjithë kuadrin e Brukselit”, tha ai.

Ai theksoi se “s’ka arsye reale, që Kosova duhet të ndërmarrë dicka të asaj natyre për me kriju dicka brenda Kosovës, pa u qartësu edhe pozicioni i Serbisë edhe i BE-së”.

Kraki u shpreh se marrëveshjet si ajo e Brukselit dhe e Ohrit janë “shumë të mira për Kosovën”.