Shkruan Nezir Kraki
Realisht une prej kohesh kam prite kerkimfalje publike nga LDK per krejt te zezat qe ia ka shkaktu Kosoves kur kryetar i saj ishte Hashim Thaqi, po mendoj Isa Mustafa, me falni.
Minimalisht LDK eshte dasht me u distancu nga vendimi skandaloz i Isa Mustafes per pranimin e Asociacionit si republike serbe. A e dine ne LDK qe ajo marreveshja e Ises eshte rrezu nga Gjykata kushtetuese apo s’kane qene ne Kosove n’ate kohe? Si institucionalista qe jane, ata me siguri e dine qe rrezimi nga GjK dmth se eshte dhunu kushtetuta kur eshte nenshkru marreveshja.
Serbia po thirret ne dy marreveshje: ate te Ises per aspciacionin dhe ate te Dulles te Donaldi per heqjen dore nga kerkesat per njohje dhe pranim ne organizata nderkombetare.
A ka LDK e renovuar mendim per keto skandale apo ende i sheh si arritje historike?
Nese LDK e renovuar ka vendos te krenohet me LDK-ne e Ises pa e rishqyrtu asnje vendim paraprak, atehere edhe Lumiri rrezikon te behet si Isa, as mish as peshk. Duhet pak guxim ne politike se tash edhe ne Kosove pushteti fitohet me vote, jo me trashegimi.
Eshte hipokrizi, per te mos thene idiotsi, qe LDK te flas sot per barrikada e veprime te gabuara te qeverise kur e gjithe situata burimin e ka ne LDK-ne pa kurriz te viteve Ise-Hashim. Te pakten mos dilni me marre fjale hiç. Ikni diku derisa te kryhet se edhe ashtu asnje dobi nuk e keni sot per sot.
Vakia Zotit!