Lajme

Kraki: Rama armik me Kurtin, përkrahu ndarjen e Kosovës, Shqipëria sot më neutrale se ndonjë vend aziatik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:42 / 3 June 2023

Kraki: Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Nezir Kraki, Pedagog u shpreh se është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës.

Ai tha se është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik.

Kraki: Është hera e parë në këto 30 vite që Shqipëria nuk luan në fushën e Kosovës dhe po bën shumë vite, qysh prej atij momentit që Rama u bë zëdhënësi i qeverisë serbe, me përshpëritjet e Baton Haxhiut me ndarjen e Kosovës dhe faljen e Serbisë.Rama u bë si një paqësues i Ballkanit me megalomaninë që e karakterizon, me mik Vuçiçin dhe si armik Albin Kurtin. Është hera e parë që Shqipëria nuk e ka asnjë fjali normale dhe përkrahëse ndaj Kosovës. Është me neutrale se ndonjë shtet aziatik. Kjo është e papranueshme.