Lajme

Krasniqi: Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara Istogun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:31 / 23 September 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Istogun për të shprehur mbështetjen për kandidatin e partisë për kryetar, Ali Nimanaj, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Në një postim të tij, Krasniqi e përshkroi Istogun si qytet të punës, kulturës dhe traditës, duke vlerësuar mikpritjen e qytetarëve. Ai theksoi se Ali Nimanaj është njeriu i duhur për të drejtuar komunën, një lider i ndershëm dhe i përkushtuar për të punuar për çdo qytetar.

Kryetari i PDK-së ftoi qytetarët që më 12 tetor të bashkohen për një Istog më të mirë dhe më shumë mundësi për të gjithë.