Lajme

Krasniqi: As luftë as paqe me opozitën, e kanë shkatërru Kosovën që 20 vjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:00 / 2 March 2023

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi në “Prime Time”, ka folur rreth arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të përfshinte edhe themelimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.

Krasniqi i VV-së ka thënë se Qeveria Kurti në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranoj themelimin e Zajednicës dhe se populli duhet të mësohet me politikan të tillë që e mbajnë fjalën.

“Qeveria Kurti në asnjë mënyrë nuk duhet të pranoj themelimin e Zajednicës, kjo edhe për një arsye tjetër për të mos humbur legjitimitetin zgjedhor pra të mësohemi me politikan që e mbajnë fjalën. Pra i kemi thënë jo Zajednicës dhe Zajejednica nuk kalon. Ne e kuptojmë se si ka ardhur Zajednica, po e shohim çdo ditë e më shumë se në vend që të gjithë spektri politik e qytetarët të rreshtohen në atë jo-në e Kurtit, më shumë ka pasur kundërshtime e shtytje  që ta pranojë si obligim se sa mos ta bëj. Pra asnjë përgjegjësi nuk e ka as morale as politike as Qeverisja E VV-së as VV-ja mirë po si premtim duhet t’i kthehet legjitimiteti në zgjedhe, nëse e merr besimin për implementimin e Zajednicës. Pra duhet t’i jepet fund atyre gjërave të vish në pushtet me diçka tjetër e të bësh diçka tjetër.”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, aktivisti i VV-së ka thënë se as luftë as paqe nuk do të ketë me opozitën e cila po mundohet të ia humbas kredibilitetin kryeministrit Kurti.

“Mendoj se këtu ka më shumë një patologji ndaj kryeministrit Kurti, e nxitur për ta rrënuar kredibilitetin e tij, me këtë po dëshmojmë që s’jemi patriot e se vlerësojmë as Qeverinë. Ne po harrojmë që nëse kjo Qeveri nuk i përmbyll gjërat siç duhet në raport me Serbinë dhe në politikën e brendshme, unë me shokët e opozitës as luftën as paqen nuk e bëj me këta që na kanë shkatërruar që nja 20 vjet. Pra është e rëndësishme me ru kredibilitetin e kësaj Qeverie.”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për herë të parë një kryeministër po i vë në funksion teknikat e taktikat e negocimit. /Gazeta10