Gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Seanca pritet të nis në ora 11:00.
Në këtë seancë në rend të ditës është Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniq ka thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror
Postimi i Plotë:
Javën e kaluar, si Grup Parlamentar i PDK-së, kërkuam unitet që ta votojmë Rezolutën për të mbështetur konkretisht Policinë e Kosovës. Grupet Parlamentare të LDK-së dhe AAK-së e mbështetën këtë propozim tonin, ndërsa Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e kundërshtoi.
Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojmë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojmë duarkryq.
Prandaj, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar këtë Rezolutë. Policët tonë meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm.
I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë.