Lajme

Krasniqi: Hamza njihet për ndershmëri, profesionalizëm dhe mbajtje të premtimeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:04 / 3 January 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka treguar arsyet që këtë parti e bëjnë fituese në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, shquhet për ndershmëri, kompetencë e profesionalizëm.

“Unë besoj që në tërësi kemi përpirësit tona si parti duke filluar nga vetë kandidati ynë. Hamza është jo vetëm një personalitet i shquar e i njohur për ndershmëri, i njohur për kompetencë e profesionalizëm. Por, ajo që është e rëndësishme është i njohur edhe për mbajtjen e premtimeve dhe realizmin e atyre që thotë, qoftë në kohën kur ka qenë ministër i Financave, Guvernator i Bankës Qendrore por edhe tash si kryetar i Komunës së Mitrovicës. Ku në një studim tash së voni ka dalë se është kryetari me përmbushjen më të madhe të premtimeve në mbi 90 për qind. E dyta besoj që kemi listën më të mirë në garë, kemi një listë e cila vërtet përfaqëson secilin qytetar të Kosovës, një përfaqësim të të gjitha gjeneratave, të gjitha provincave të gjeografisë së Kosovës. Me një numër më të madh se herëve të tjera edhe të grave në listë dhe të rinjve po ashtu”, ka thënë Krasniqi.