Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për Gazetën Blic, ka akuzuar kryeministrin Kurti se po vepron herë si analist e herë si kryeministër.
Kreu i PDK-së ka thënë se nuk i takon të bëjë analiza, por të ndërmarrë veprime dhe të kërkojë alternativa që të mund t’i jepnin zgjidhje situatës së krijuar në Mitrovicë të Veriut.
“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshiron të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshiron të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës”, ka thënë Krasniqi.