Lajme

Krasniqi: Kërkoju falje qytetarëve, kryeministër i turpit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 3 September 2022

Sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, kryeministri Albin Kurti sot bëri fyerjen më të madhe ndaj qytetarëve, të cilët thotë se si rezultat i keqqeverisjes së tij detyrohen ta lëshojnë vendin çdo ditë.

Ajo tha se Kurti i quajti analfabetë ata që po largohen për të punuar në Gjermani, për një jetë më të mirë.

Krasniqi shprehet se poshtërim më të madh nuk ka se sa ky, teksa i kërkoi Kurtit që të pendohet për këtë deklaratë.

Kërkoju falje qytetarëve. Kryeministër i turpit!”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.