Lajme

Krasniqi: Kjo Qeveri është kundër medias dhe fjalës së lirë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 2 December 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ia ka bërë një analizë pjesës së Raportit të Komisionit Evropian ku flitet për lirinë e shprehjes në Kosovë.

Krasniqi ka shkruar se zyrtarë të lartë të Qeverisë Kurti kanë përçmuar e intimiduar gazetarë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij kjo Qeveri është kundër fjalës së lirë.

“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.