Lajme

Krasniqi: Kryeneçësia politike e Kurtit e ka futur vendin në situatë të rëndë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:45 / 29 May 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë kanë ofruar zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin.

Por, thotë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk po i pranon ato propozime, teksa tha se kjo është kryeneçësi e tij.

“Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për konstituim të Kuvendit dhe mbi 3 muaj e gjysmë prej kur janë mbajtur zgjedhjet, dhe fatkeqësisht bllokada e iniciuar dhe e mundësuar nga LVV po vazhdon në Kuvend. Ne as sot s’kemi institucione, dhe më duket se nuk ka as interesim për të nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e zotit Kurti dhe LVV-së e ka futur vendin”, tha Krasniqi pas dështimit të 23-të për konstituim të Kuvendit.

Madje, ai tha “është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim përkundër gatishmërisë së partive që kanë qenë në opozitë për të konstiuuar Kuvendin me një kandidat apo kandidate që do të ishte i pranueshëm apo e pranueshme për shumicën”.

“PDK bën thirrjen e njëjtë, që të ketë racionalitet politik, që të vendoset interesi i qytetarit në rend të parë”, potencoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.