Lajme

Krasniqi: Kurti ka fajin kryesor për migrimin e të rinjve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:37 / 9 September 2023

I pari i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi, ka thënë se fajin kryesor për migrimin e të rinjve e ka kryeministri Kurti.

Sipas tij, shefi aktual i qeverisë nuk po bën asgjë në kohën kur as nuk duhet të flejë për ta gjetur arsyen pse janë duke ikur.

Në intervistën në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, prodhim i lajmi.net, Krasniqi komentoi këtë çështje të shumëpërfolur, duke vënë theksin te ikja e punëtorëve.

Tutje, ai komentoi edhe situatën politike në vend, gjasat për të shkuar në zgjedhje e rrugëtimin e PDK-së në sesionin vjeshtor.