Lajme

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 28 June 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Krasniqi e cilësoi takimin si një ‘aktrim’ nga ana e Kurtit, duke thënë se ai ishte i motivuar vetëm për të përmbushur formalisht një detyrim që Kushtetuesja ia ngarkon për konsultime në mirëbesim.
“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm, sepse përkundër faktit se situata s’është e njëjtë, Kurti është i njëjtë. Mentaliteti imponues vazhdon të jetë për të më i rëndësishëm se sa gjetja e zgjidhjes dhe përfundimi i bllokadës”, deklaroi Krasniqi.