Lajme

Krasniqi: Ky parlament duhet me u shpërbë, çka është kjo punë kështu 50% homofoba?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:30 / 17 March 2022

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë parlamenti i Kosovës është dashtë të shpërbëhet në momentin kur nuk arritën që t’i bëjnë votat për miratmin e Kodit Civil. Sipas tij, partia në pushtet, VV-ja ka shumicën, 61 vota, e që për Kodin Civili mori vetëm 28 vota.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se 50 për qind e Kuvendit janë homofoba.

“Ka dalë në pah Vetëvendosja e vërtet. Një VV që ka qenë tun a dhanë një far imazhi të një partie të majtë, që çdo politikë të saj do ta drejtojë në këtë drejtim. E pamë që prej 61 deputetëve, ata I kanë marrë 28 veta.

Një parti shumicë me 61 vota nuk mundesh me I bo qato VOTA për një diçka të drejtë elementare, në qat natë parlamenti u dasht me u shpërba. Cka është poenta jote, poenta e një kuvendi me 50 për qind homofoba”, tha Krasniqi.