Lajme

Krasniqi: Marrëzia e ka mbuluar Kurtin, Qeveria ka degraduar çdo sferë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:26 / 13 July 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se Qeveria e ka degraduar çdo sferë të jetës, ndërsa tha se marrëzia e ka mbuluar pushtetin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai shkroi në Facebook të mërkurën se ofendimi i veteranëve të UÇK-së, i policit të vrarë në veri, Enver Zymberi, dhe i zyrtarëve të PDK-së, “është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet”.

Duke folur për përgjimin e publikuar ku dëgjohet Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me Listën Serbe, Krasniqi tha se krejt këto kanë nddohur “në koordinim me punëtorët e Milan Radojçiqit”.

“Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës. Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq. Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur”, shkroi deputeti i partisë opozitare.

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, por atë s’ia kanë mbështetur partitë e tjera opozitare.