Lajme

Krasniqi: Matematikë e thjeshtë, 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat dhe bëhemi 61

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:31 / 13 June 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 31-të të seancës konstituive.

Krasniqi para mediave deklaroi se deputetët e ish opozitës mund ta krijojnë shumicën, transmeton Telegrafi.

“Matematika është e thjeshtë, unë kam thënë edhe po e përsëris vetëm merrni 19 votat e LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhem 61”, deklaroi ai.

Ndryshe, sot u shënua edhe dështimi i radhës për konstituimin e Kuvendit. Seanca e 31-të dështoi pasi deputetët nuk votuan për formimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja.