Lajme

Krasniqi: Ministrja e Jashtme po prodhon skandale humoristike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 12 April 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në debatin parlamentar për politikën e Jashtme.

Krasniqi thotë se se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, më shumë ka prodhuar skandale humoristike në arenën ndërkombëtare sesa punë të mira, sipas tij, njofton Sot News.

“Ministrja jo me fajin e saj, është jo kompetente, edhe e papërvojë, më shumë ka prodhuar skandale humoristike në arenën ndërkombëtare sesa punë të mira për vendin tonë”, është shprehur Krasniqi.

“Fatkeqësisht këto “Memes” janë bërë më të popullarizuar  sesa serialet humoristike të Kosovës. Kjo lloj satire po prodhon pasoja sepse ajo po përdoret edhe nga Serbia dhe nga armiqtë tjerë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, madje kjo satirë ironike me një dimension qendror të shtetësisë tonë, të Politikës të Jashtme është bërë një sindromë dhe emërues i përbashkët i kësaj politike të qeverisë së Kurtit”, shtoi ai.