Krasniqi thotë se përmes Asociacionit vendi do të ndahet në baza etnike.
“Nëse në Kosovë bëhet Asociacioni, konflikti veç ka me vazhdu, sepse ka me u nda vendi në baza etnike në aspektin që serbët do ta kenë qeverisjen e tyre përmes Asociacionit, shqiptarët do ta kenë qeverisjen e tyre përmes institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe sa herë t’i vyejnë qoftë Albin Kurti qoftë Vuçiqit për arsye elektorale populiste ka me dhez një konflikt aty. Sepse e ka brenda e ka gatshëm, ata kanë me ushqy gjuhen urryese ndaj shqiptarëve, ky këtu ka me ushqy gjuhen urryese ndaj serbëve dhe qekjo ka me qenë benzinë për njëri-tjetrin”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Sipas tij, edhe nëse një marrëveshje arrihet me ndikimin e faktorit ndërkombëtar, prapë një formë e konfliktit ndëretnik “nuk ka si të mos përsëritet”.
“ShBA dhe faktori ndërkombëtar ka qenë i përfshirë edhe në Marrëveshjen e Dejtonit, edhe faktikisht është sponsorizues i Marrëveshjes, e cila sot e ka prodhuar një shtet komplet jofunksional me nacionalizëm e probleme ndëretnike shumë më të mëdha, sesa 20-viteve. Unë nuk po dyshoj as nuk po i qes në pikëpyetje këto motivet e faktorit ndërkombëtar, mbase faktori ndërkombëtar edhe nuk dëshiron që të përsëritet Republike Serbe, mirëpo logjika është e njëjtë dhe nuk ka si të mos përsëritet një formë, nuk po them që do të bëhet Republika Serbe, mirëpo një formë e konfliktit ndëretnik, nuk ka si të mos përsëritet nëse ti bazën je duke ia bë dallimet etnike edhe llojin si me thënë luftën ndëretnike”, shtoi ai.