Lajme

Krasniqi: Parulla ‘hajnat në burg’ po shndërrohet në ‘Ministrat në burg’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:07 / 17 April 2024

Pas lajmit të publikuar në media rreth skandalit multimilionësh nga Liburn Aliu ka reaguar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi tha se parulla ‘hajnat në burg’ po shndërrohet në ‘Ministrat në burg’.

Ajo tutje potencoi se qeveria e korruptuar dhe me skandale milionëshe duhet të shkoj në shtëpi dhe se disa ministra duhet të shkojnë në burg.

Reagimi i plotë:

Parulla “hajnat në burg” po shndërrohet në “Ministrat në burg”.

Kjo qeveri e korruptuar dhe me skandale milionëshe duhet të shkoj në shtëpi madje disa ministra duhet të shkojnë në burg sepse atje e kanë vendin.

Organet e rendit duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm sepse miliona euro po keqpërdoren nga pushteti prej frikës sepse e dijnë që nuk do të kthehen më në ato pozita.