Lajme

Krasniqi pas dështimit të 29-të: Nuk është më politikë, është tendencë për bllokadë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:44 / 9 June 2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të 29-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se është mendësia e VV-së ajo që po krijon një bllokadë të tillë.

“Është mendësia e VV-së që nuk po lejon konstituimin e Kuvendit”.

“Kjo më nuk është politikë, është tendencë për të mbajtur në bllokadë dhe peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.