Lajme

Krasniqi: PDK-ja e transformoi Kosovën, jemi krenarë për punët e mëdha që kemi bërë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:54 / 8 December 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka rënditur të arriturat e Kosovës, përgjatë viteve kur me vendin ka qeverisur kjo parti.

Krasniqi tha se me PDK-në në pushtet, Kosova ka arritur të transferohet.

“Ajo që më bën mua përshtypje janë militantët e VV-së, që po na thonë se ju keni qenë në pushtet që 23 vjet. Kanëq harru që këto 3 vjet, ata janë në opozitë. Është interesant kur ndodh ky lloj indoktrinimi. Ne jemi krenar për punët e mëdha që i kemi bërë për vendin tonë. Të gjitha punët e mira e kanë vulën e PDK-së. 12 vjet ne s’kemi qenë në pushtet. Për këto vite mund të flitet shumë, për të arriturat tona dhe transformimi që i ka ndodhur Kosovës. Por edhe gabime, por gabimet janë shumfish më të vogla”, tha Krasniqi në Prime Time.