Lajme

Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:55 / 24 October 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK është partia më e votuar në Kosovë.

Krasniqi tha se kjo u tregua në zgjedhjet lokale.

“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se “Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë”.

“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar”