Lajme

Krasniqi për koeficientin e ri: Kjo është barazi, nivelizim i pagave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:39 / 2 February 2023

Sipas aktivistit Denis Krasniqi e ka cilësuar nivelizim të pagave, e jo rritje të tyre, koeficientin e ri të Ligjit të Pagave i cili sot u bë publik nga kryeministri, Kurti.

Krasniqi e ka quajtur barazi koeficientin final, për të cilin  thotë se nuk ka qenë në rregull që deri tani një specialist shëndetësor të paguhet 659 euro, duke u krahasur me një infermier i cili punon në një fshat me më pak frekuentim sesa QKUK-ja, shkruan Gazeta10.

“Nuk ish dashtë me u kuptu si rritje e pagave, por nivelizim i pagave në sektorin publik. Jam shumë i lumtur që një qeveri është duke punuar për babrazi. Kjo është barazi. Për mua nuk ka qenë në rregull, një specialist me u paguar, 659 euro, kurse me Ligjin e ri të Pagave do të paguhet 1260 euro, ose 91%. Unë mendoj që këto gjana duhet me u ndu. Nuk është në rregull, që një infermier i cili punon në një qytet ose fshat ku nuk ka shumë frekuentim, të barazohet me një infermier që punon në QKUK. Problemi nuk është që infermierët janë duke ikë prej vendit. Por, problemi është që neve po na ikin specialistat”, tha Krasniqi në Info10./Gazeta10