Lajme

Krasniqi: Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:44 / 26 January 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me Bedri Hamzën kryeministër pagat do të rriten për 50%.

Krasniqi shpërndau në Facebook një video ku Hamza tregon për këtë pjesë nga programi i PDK-së.

“Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit të tij. 50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që marrin paga pëmes buxhetit të Kosovës. #PDK131”, shkroi ai.