Lajme

Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:23 / 31 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se qeveria e tij e fitoi programin Kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit”, është një gënjeshtër.

I pari i PDK-së theksoi se është pikërisht Qeveria Kurti e cila e ka vonuar marrjen e programit Kompakt, që u miratua për Kosovën në dhjetor të vitit 2018, transmeton lajmi.net.

“MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese”, tha Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti sot e përsëriti një të pavërtetë se kinse Qeveria e tij e fitoi Programin “Compact” nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit” që ka mundësuar kalimin nga Programi “Threshold” në Programin “Compact”.

Kjo është gënjeshtër klasike dhe e vërteta verifikohet shumë lehtë!

MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese.

Kjo Qeveri nuk është qeveri që sjell investime, sepse është Qeveri jokompetente që sjell vetëm vonesa dhe tkurrje të investimeve kapitale.