8:24 / 30 January 2023
Shkruan Dardan Krasniqi – veteranë I UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së!
Heshti kur u ba:
- Decentralizimi!
- Kur u falën mbi 2200 hektar në Dobelldej,
- Kur u falën Çakorri e Kulla,
- Kur u bënë komunat serbe dhe u formua Lista serbe!
- Kur u nënshkrua zajednica në 2013-2015,
- Kur u ba gjykata speciale!
Po deri sot a nuk mjaftojë me e pa se çfarë na sollën këto marrëveshje – që edhe sot duhët me hesht!
Po ua rikujtojë shok të mijë- Betimin e UÇK-së
Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem!
Dardan Krasniqi