Lajme

Krasniqi: Qeveria Kurti i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:14 / 4 December 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpërndarë të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet, siç tha ai, i qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

Kreu i PDK-së ka thënë se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.

“Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi. #Regres”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.