Lajme

Krasniqi: Qeveria u dorëzua para bandave kriminale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 10 December 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka mveshur si dështim të Qeverisë së Kosovës shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore.

Krasniqi këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se presidentja nuk e ka mandatin për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se kjo po kamuflohet përmes konsensusit.

“Tentimi i Presidentes dhe Kryeministrit për t’u fshehur prapa këtij konsensusi është një tjetër dëshmi e paaftësisë së tyre për t’i zbatuar obligimet kushtetuese dhe për të garantuar kushte e siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Qeveria me shtyrjen e kohës së zgjedhjeve në veri po tregon se është dorëzuar përpara strukturave kriminale serbe.

“Por, kjo Qeveri sot e pranoi se nuk është e aftë që të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të cilin e shkaktoi dhe e kërkoi edhe vet. Ky dorëzim i Qeverisë para bandave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës e dobëson shtetin, e vështirëson edhe më tej gjendjen atje dhe e sfidon tutje rendin kushtetues”, vijoi ndër të tjera numri një i PDK-së.

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe veprimet e një-anshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pa koordinim me SHBA-të.

“Në këtë situatë sfiduese, PDK kërkon nga të gjitha institucionet relevante shtetërore që të rrisin vëmendjen dhe angazhimet e tyre në lidhje me pjesën veriore të Kosovës, për të rikthyer normalitetin dhe për të garantuar sovranitetin në çdo cep të shtetit tonë”, përfundon postimi i Krasniqit.