Lajme

Krasniqi: Qytetarët janë në krizë, të mos i paguajnë kreditë në prill, maj e qershor 

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:09 / 15 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë veprime për të ndihmuar qytetarët që sipas tij, ndodhen në krizë ekonomike si pasojë e ngritjes së çmimeve.

Krasniqi ka thënë se qytetarët do të duhej të kishin mundësinë të mos paguanin këstet e kredive prej muajit prill deri në qershor.

“Duhet me u heq TVSH-ja për një periudhë të caktuar nga produktet esenciale. Hiqe TVSH-në prej miellit, prej qumështit, prej vajit, prej orizit, sepse janë domosdoshmëri të momentit”, tha Krasniqi në Pressing.