Lajme

Krasniqi: Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:05 / 21 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Patriot Krasniqi është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Itali.

I pari i PDK-së, ka thënë se rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal.

‘’Patriot Krasniqi zgjedhet Kryetar i Degës së PDK-së në Itali!Punën disa mujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Itali, të udhëhequr nga Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, e finalizuam sot në Firencë, me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës sonë në këtë shtet. Një gjë është e sigurt: Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Mesazhi dhe zotimi janë të qarta: vetëm bashkë do të jetësojmë vizionin tonë për transformimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm të Kosovës’’, ka shkruar Krasniqi.

Kosova asnjëherë nuk do të mundet të realizojë gjithë potencialin e vet pa pjesëmarrjen direkte të mërgimtarëve tanë në vendimmarrje dhe në jetën publike, ka shtuar më tutje Krasniqi.