11:21 / 28 June 2025
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër takimin e organizuar nga Albin Kurti, duke deklaruar se ofroi lideri i VV-së nuk ofroi zgjidhje për krizën aktuale parlamentare të krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Krasniqit, takimi nuk prodhoi asnjë rezultat konkret .
“Takimi i ftuar nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë ai.