Lajme

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: I qetë, i palëkundur – po i mohohet padrejtësisht që edhe babanë e sëmurë ta vizitojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:55 / 9 March 2025

“I qetë, i palëkundur” – ishin fjalët që Memli Krasniqi zgjodhi ta përshkruajë Hashim Thaçin, tash e gati pesë vite në paraburgim në Hagë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ishte në vizitë në Hagë, ku, sipas tij, e gjeti Thaçin me të njëjtën energji dhe optimizëm.

Postimi i plotë:

Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.

Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm.

Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!