Komentatori i çështjeve politike në vend, Krenar Shala, ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së tensionuar në katër komunat e banuara me shumicë veriore në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këto veprime kanë ngritur për qindjen e përkrahjes nga populli ndaj kryeministrit, Albin Kurti.
“Se di a osht tu e kuptu Amerika që me qeto veprime ja ka ngritë në 80% përkrahjen e popullit të Kosovës kundrejt Mr. Binit. Allo!”, shkroi ai.
Kujtojmë që gjatë takimit të sotëm të gazetarëve dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ky i fundit ka shprehur kritika të mëdha në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Hovenier ka konfirmuar sanksionimin ndaj Kosovës, duke thënë se përjashtimi nga stërvitjet ‘Defender Europe 2023’, është pasoja e parë për vendin tonë.
Ai ka thënë se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.