Pas eksperiencës në Big Brother VIP, Egli Tako po rikthehet fuqishëm në muzikë dhe ka ndarë me publikun prapaskenat e projektit të saj më të fundit, “Jetë”.
E ftuar në emisionin “Goza & Gra”, Egli tregoi se “Jetë” është fryt i një pune të gjatë dhe të menduar mirë artistikisht, e jo një projekt i rastësishëm.
“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë,” – u shpreh këngëtarja.
Ajo theksoi se muzika është pjesë e pandashme e jetës së saj dhe një profesion për të cilin ka investuar shumë.
“Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.”
Pavarësisht pyetjeve nga fansat për përmbajtjen dhe adresimin e tekstit, Egli vendosi të mos japë emra, duke lënë gjithçka në dorën e interpretimit personal.
“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”