1:15 / 19 February 2025
Krisa është eliminuar nga gara, duke i dhënë fund garës për çmimin e madh. Në një nominim të fortë me të gjitha vajzat e shtëpisë, Krisa është larguar si banorja më pak e votuar në shtëpi.
Kjo nuk është pritur mirë nga partneri i saj, Tiri, i cili shpërtheu në lot. Ai u shpreh se këshillat e tij mund ta kenë penguar Krisën të bëjë lojën e saj në “Big Brother VIP”.
Përpara largimit Krisa i kërkoi Tirit të vazhdojë këtë rrugëtim edhe për të.