Lajme

Kriset marrëdhënia me Armaldon? Postimi i fundit i Luizit sqaron gjithçka

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:07 / 23 July 2023

Raporti mes Luizit dhe Armaldos pas daljes nga “BBVIP” është vënë gjithnjë në pikëpyetje, me Maestron që në intervista të ndryshme është shprehur se ende nuk kanë pasur mundësinë të takohen, me Luizin që kur përfshihet me ish-banorët e reality show-t krijon vetëm “drama” dhe me një “unfollow” në Instagram që tregon se në fakt marrëdhënia mes tyre ka kaluar nga dashuri/urrejtje, epo thjesht në urrejtje.

Megjithatë duket se ata ende e ruajnë një raport midis tyre, sidomos kur vjen fjala për të bërë humor e batuta, teksa një postim i fundit në Instagram i Luizit tregon në fakt patentën e Maestros, për të cilin thotë se ka marrë gjobë “se ka nominuar Kiarën”. Batutë e bukur sigurisht, por gjithsesi jo shumë e ligjshme, se ka ekspozuar të dhënat kofidenciale të një personi, cka nuk është e lejueshme.