Lajme

Kritikoi Kurtin, Ramabaja i ashpër me Abdixhikun: Lider i shpifur…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 23 September 2024

Profesori Sadri Ramabaja, e ka quajtur “lider të shpifur” Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit mbrëmë u zotua se me të ardhë në krye të shtetit do ta rrëzojë “autonominë e Kurtit” referuar draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Lexojeni me vëmendje dhe shiheni se me çfarë arrogance [të shoqëruar me melmesën e hidhur të injorancës politike] flet lideri i shpifur i LDK-së!”, ka shkruar Ramabaja.

Postimi i plotë.

Lumir Abdixhiku [LDK]:

“Unë do ta hudhja poshtë autonominë e Kurtit. E para punës që duhet bërë është rrëzimi i kësaj autonomie. Unë do ta marrë përgjegjësinë, do ta dërgojë këtë tekst në Gjykatë Kushtetuese. Dhe do ta rrëzojë me gjithë komente, i kemi rrëzu dhjetë ligje si antikushtetuese dhe e rrëzojmë edhe këtë dokument”, tha Abdixhiku në një intevistë në “Kallxo.com”.

Lexojeni me vëmendje dhe shiheni se me çfarë arrogance [të shoqëruar me melmesën e hidhur të injorancës politike] flet lideri i shpifur i LDK-së!

Në fjalinë e tretë ai e pohon se është i gatshëm që tekstin e Projektstatutit të BE-së për BSK-së ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Ky tekst, si i tillë është draftstatut, por draftin ai nuk mund ta dërgojë në GJK; paraprakisht draftstatuti duhet të shndërrohet në dokument të miratuar i Qeverisë, në ligj, tek pastaj me komente, ta dërgojë në GJK. Kush i garanton atij se GJK do ta rrëzojë këtë draftstatut, nëse ai e dërgon si të tillë, qoftë edhe me komente në GJK?

Duket se z Abdixhiku e ka të huaj sentencën e psikologut Kurt Levin: “Ti nuk e kupton dot një sistem derisa të përpiqesh ta ndryshosh atë ”. Prandaj ai brenda tri fjalive të shkurëtra bie në kurthin e antitezës që bashkon fjalë me kuptime te kundërta apo të papajtueshme për të shprehur një kuptim i ri, e cilësuar shkurt oksimoron.

Injoranca politike e shpjen kokë-e-këmbë në kurthin e oksimoronit.

Z. Lumir bdixhiku, paqartësia nuk është virtyt!