Lajme

Kriza me rrymën, Bajrami: Energjia po importohet kryesisht përmes Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:58 / 21 June 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me krizën e prodhimit të energjisë elektrike.

Bajrami, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se KOSTT s’e ka publikuar fare ngarkesën ditore, duke aluduar se kjo ka ndodhur meqë “kanë marrë urdhra nga lart”, shkruan Insajderi.

“Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW. KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë”, tha ndër të tjera Bajrami.

Ajo tutje shtoi se energjia që po importohet në Kosovë po vjen kryesisht nga Serbia.

“Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji”, shtoi deputetja e LDK’së.

Teksa ka kujtuar se Kosova po paguan mbi një milion euro për import të energjisë, ka kërkuar hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë.