Shkruan Liri Loshi
A ka ndodhë prerja ilegale e pyjeve me vite e dekada? Po, ka ndodhë.
A ka ndodhë eksploatimi i egër i zhavorit nga shtretërit e lumenjve? Po ka ndodhë. Kush e ka bërë këtë? Hajnat t’u Kosovës? Tash kush i vuan pasojat? Qytetarët t’u Kosovës. Po ku i merr paret qeveria për ta sanuar gjendjen? Nga xhepi i qytetarëve t’u Kosovës. Kujt po i kahet nana këtu? Qytetarëve t‘u Kosovës.
Çka duhet me ba tash? Qeveria duhet me ndihmu sanimin e gjendjes emergjente. E pastaj? Duhet me u pyllëzu malet e xhveshura, me i lanë drunjtë me u rritë dhe mos me u nxjerr zhavori nga shtretërit e lumenjve. A e bëjnë këtë kosovarët? E bëjnë kur ka shtet ligjor, ndryshe jo. Deri tash nuk ka pasur. Tash a ka? Më thoni ju mua se unë jam larg.
Nëse Albin Kurti nuk bën shtet ligjor, atëherë s’ka bërë asgjë. Ai ka premtuar “jobs and justice”. Për jobs po shihet se s’ka bërë asgjë! Le t’shpresojmë se për “justice” bën diçka! Nëse don me e kërku prapë votën.
Kryeministër, është koha për shtet ligjor, gurëthyesit që po bëjnë dëme, ata që po i prejnë malet, ata që nuk po ndërtojnë shtratije të lumenjëve duhen të ndalen…
Kryeministër ka ardhë koha për shtet ligjor para se të na mer komplet lumi!