Lajme

“Kryeministër hajvan”- Andin Lokaj nuk i bie pishman, thotë se kjo ishte dhurata e tij për Kurtin në Ditën e Pavarësisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:44 / 17 February 2025

Komentatori i njohur për shpërthimet e tij gjatë transmetimeve direkte të ndeshjeve sportive, Andin Lokaj ka përborur gjuhë ofenduese ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë komentimit të ndeshjes Juventus – Inter.

Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.

“Kryeministri me hajvan në histori, e kam një dëshire që kryeministri me hajvan mos me dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfarë kryeministri more, me hajvani”, dëgjohet Lokaj gjatë komentimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Lokaj duket se nuk i ka rënë pishman. Ai ka thënë për Gazetën Insajderi se ka qenë e planifikuar dhe një dhuratë për Pavarësinë ndaj Kryeministrit Kurti.

“E kom pas planifiku pas zgjedhjeve, po mu kujtua data e Pavarësisë, e lash si dhuratë”, ka thënë Andin Lokaj për Insajderin.

Platforma Artmotion e ka dënuar gjuhën e komentatorit Andin Lokaj gjatë komentimit të ndeshjes.

Në reagimin e Artmotion thuhet se gjuha e përdorur nga komentatori i ndeshjes ishte e pavend dhe joprofesionale.

Ndaj Lokajt është inciuar procedurë disiplinore.